Loading…

Pa lejen e Qeverisë askush nuk mund të hyjë në Kosovë

  • 14/01/2017 | 19:58

Pa lejen e Qeverisë askush nuk mund të hyjë në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka theksuar se është i pakuptimtë edhe rasti i paralajmërimit  në hyrjen e trenit serb, edhe vetëarrestimi ish kryeminsitrit  si aksion përmes Interpoolit që tregon tendencën për të destabilizuar Kosovën në një vit shumë kritik.


“Pas Marrëveshjes së Stabilizim Associmit dhe ngecjes në liberalizimin e vizave Serbia është duke e shfryëzuar këtë kohë në maksimum. Sot është vërejtur se Serbia di të bëjë diversion por unë kam qenë i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi disa ditë më parë Ministri  ka paralajmëruar se nuk mund të bëhet dhe nuk mund të lejohet një gjë e tillë”, ka thënë Haziri për RTK.

Haziri ka theksuar se në Kosovë duhet të bëhet e qartë njëherë e mirë se Serbia nuk mund të hyjë as me tren, as me vetura as me asgjë.

“Është dashur që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministri Lutfi Zharku të bëjnë me dije që në fillim të ditës qëndrimin e tyre dhe jo të bëhet gjithë ai shqëtësim, pra është dashur që me të bëhet i ditur qëndrimi i tyre.Pa lejen e Qeverisë së Kosovës, askush nuk mundet të hyjë, as Beogradi as askush e aq më pak të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve aq më pak në këtë muaj të ndishëm siç është janari”, ka përfunduar Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë