Tifo grupi i Ballkanit ‘Xhebrailat’ përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se do të marrin pjesë nesër në festën e titullit kampion të organizuar nga Komuna e Suharekës në bashkëpunim me klubin, transmeton Gazeta Metro.
Në postimin e tyre thuhet se pas disa keqkuptimeve të vogla, klubi i ka përmbushur kërkesat e tyre dhe ata do të jenë pjesëmarrës nesër.
Ata njoftojnë gjithashtu të gjithë tifozët se me fillim nga ora 23:30 do të mblidhen tek palestra ’13 qershori’ dhe bashkë me makinat e tyre do të krijojnë atmosferë fantastike në qytet.
Vlen të theksohet se para disa orësh ‘Xhebrailat’ dolën me një njoftim se nuk do të marrin pjesë nesër me arsyen se nuk është marrë për asnjë moment mendimi i tyre për festën e titullit, e cila kishte qenë vetëm një kërkesë. /gazetametro.net
Postimi i plotë:
Pas disa keqkuptimeve te vogla, klubi i permbushi kerkesat tona, ne do jemi aty.
PA NE NUK KA FESTË.
Prej orës 23:30 mblidhemi tek palestra, te gjithe me makina e kallim qytetin.
KAMPIONA JENA NA