Loading…

Pa stikersa e me naftë ilegale në furgon: Policia arreston 21-vjeçarin serb në Leposaviq

  • 26/10/2021 | 17:10

Pa stikersa e me naftë ilegale në furgon: Policia arreston 21-vjeçarin serb në Leposaviq

Sot më datë 26.10.2021, rreth orës 08:50, Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit për mbikëqyrje të kufirit – Leposaviq ka ndaluar një furgon, “Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. (viti i lindjes 2000).

Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar të lartcekur me iniciale dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë.

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa.

Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale në përgjithësi dhe realizimin me profesionalizëm të detyrave dhe autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë