Loading…

Pa u tharë boja e marrëveshjes, Hezbollahu prishi armëpushimin – lëshon dronë drejt Izraelit

  • 04/06/2026 | 10:36

Pa u tharë boja e marrëveshjes, Hezbollahu prishi armëpushimin – lëshon dronë drejt Izraelit

Marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit u zbeh shpejt pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara u vu në pikëpyetje vetëm pak orë pas arritjes së tij, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja parashikonte tërheqjen graduale të forcave izraelite nga disa zona në jug të Libanit dhe marrjen e kontrollit nga ushtria libaneze, me kusht që Hezbollahu të ndalte aktivitetet ushtarake.

Vetëm rreth tre orë pas shpalljes së marrëveshjes, sirenat e alarmit u dëgjuan në veri të Izraelit. Ushtria izraelite njoftoi se kishte identifikuar dhe interceptuar dronë dhe raketa të lëshuara nga territori libanez, duke vënë në provë armëpushimin e ri.

ezbollahu mori përgjegjësinë për një breshëri raketash të drejtuara ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në veri të vendit, duke shënuar sulmin e parë të tillë pas zotimit për ndalimin e operacioneve ndërkufitare.

Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar se do të reagojnë ndaj çdo sulmi të ri, ndërsa përpjekjet diplomatike për të ruajtur armëpushimin mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë