Loading…

Paçarizi: Propozimi i VV’së është ofendim për LDK’në

  • 28/01/2020 | 23:45

Paçarizi: Propozimi i VV’së është ofendim për LDK’në

Rrahman Paçarizi konsideron se zvarritja e procesit të krijimit të koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është edhe më e pakuptimtë tani kur Emisari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell, e bëri të qartë se bisedimet me Serbinë do të vazhdojnë pavarësisht, transmeton Gazeta Metro.


Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë në emisionin Rubikon të KTV’së se LDK’ja e konsideron ofendim propozimin e Vetëvendosjes që në këmbim të postit të krye parlamentarit të rrisë numrin e ministrive që ia ofron partisë së Isa Mustafës.

Sipas tij, LDK’ja s’do të pranojë në këmbim të postit të krye parlamentarit, as idenë që të qeverisë vetë me tetë ministri, e dy t’i takojnë VV’së.

“Kjo është ofendim për LDK’në sepse e vë në pozicionin e partisë që dëshiron të marrë sa më shumë ministri, të zhvatë, të grabisë. LDK-ja nuk pranon as propozimin 8 me 2 për ministri”, ka thënë ai.

Sipas tij, zvarritja e procesit të arritjes së marrëveshjes pas vizitës që bëri në Kosovë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është e pakuptueshme.

“Grenell na tha ju nuk mund ta zvarritni këtë proces dhe se bisedimet me Serbinë do të vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes”, ka shtuar ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë