Loading…

Paçarizi: Shpresat e Nismës janë të mbështetura te votat e diasporës

  • 16/10/2019 | 22:14

Paçarizi: Shpresat e Nismës janë të mbështetura te votat e diasporës

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, thotë se Nisma ka një afri më të madhe me LDK’në, hyrja e saj ndryshim radikal, shkruan Gazeta Metro.


Gjithashtu ai tha se shpresat e Nismës janë të mbështetura te votat e diasporës, por pritet që diçka të lëvizë sepse rajoni që voton për Nismën është rural dhe kanë mundur të votojnë në Prishtinë”.

Paçarizi, ka thënë se është pritur që një përqindje të madhe të votave nga diaspora të shkojnë për Vetëvendosjen.

“Ka qenë e pritur dhe është diskutuar shumë se votat nga diaspora do të shkojnë te Vetëvendosja dhe ky parashikim po del i saktë sepse deri tani ka marrë rreth 50 për qind”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, Paçarizi theksoi se te partitë e tjera përqindja është shpërndarje pothuajse njëjtë. Nisma del në përqindje më mirë se AAK’ja dhe PDK’ja, por gjithsesi është pritur që VV do të ketë më shumë vota.

Sipas tij kalimi i Nismës sigurisht që do të bëjë ndryshim sepse besoj që kjo parti do të përfshihej në qeveri dhe ajo nuk do të deklarohej që do të mbetej në opozitë por do të kërkonte mundësitë për t’u futur në qeveri./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë