Loading…

Paçarizi: Specialja krijoi një sistem paralel në drejtësi ku Kosova s’ka qasje

  • 29/09/2020 | 22:13

Paçarizi: Specialja krijoi një sistem paralel në drejtësi ku Kosova s’ka qasje

Analisti politik Rrahman Paçarizi po e konsideron Gjykatën Speciale si paralel të dytë në sistemin e drejtësisë kosovare, duke mos u pajtuar me votën e dhënë për krijimin e saj nga deputetët e Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës e ka themeluar një sistem paralel të drejtësisë në Kosovë, prej hetuesisë deri te vuajtja e dënimit dhe këtu është problemi. Shtet i Kosovës s’ka qasje fare në të. Problemi i dytë në këto gjykata janë dy momente: kur Prokuroria Speciale e lëshoi një deklaratë politike që është e pashembulltë në praktikat e drejtësisë – pra, publikimi i deklaratës për Thaçin dhe Veselin, që thanë se e kanë penguar drejtësinë, por pse s’u arrestuan sikur Haradinaj dhe Gucati? Momenti tjetër është publikimi i dosjeve që kanë rrjedhë ose jo nga Gjykata Speciale. Këtë nuk e dimë ende. Gjykata sot kur foli për Haradinajn në gjykim tha që i ka bërë të ditur emrat, po nëse ato dokumente nuk rrjedhin nga Gjykata atëherë s’është pengim i drejtësisë, por nëse kanë rrjedhë nga ajo atëherë e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

“Këto janë dy momentet kur Gjykata është kompromentuar në njëfarë mënyre dhe kur Kuvendi e ka përjashtuar veten nga një pjesë e ushtrimit të detyrës në Kosovë”

Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës tha se për të qenë kredibile Gjykata Speciale është dashur të merret edhe me joshqiptarë.

Ai tha se rrjedhja e dokumenteve në OVL të UÇK-së, rrjedhimisht në media, u bë që ta dëmtonte kredibilitetin e Dhomave të Specializuara që do të thotë se ky institucion nuk është i organizuar dhe strukturuar mirë për të ruajtur të dhënat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë