Loading…

Pacolli e Limaj insitojnë, që e kanë kaluar pragun: Beogradit e Vucicit po i pengon fitorja jonë

  • 23/10/2019 | 20:21

Pacolli e Limaj insitojnë, që e kanë kaluar pragun: Beogradit e Vucicit po i pengon fitorja jonë

Krerët e partive NISMA dhe AKR, janë të bindura se e kanë kalaur pragun, madje Behgjet Pacolli thotë se fitorja e tyre po i pengon Beogradit e Vucicit, shkruan Gazeta Metro.


Sipas rezultateve preliminare, koalicioni NISMA-AKR-PD nuk kishte arritur të kaloj pragun zgjedhor duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.

Mirëpo Limaj thotë se ka 5.5 për qind, votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta, nuk duhet të procedohen.

“Dua të iu njoftoj se deri tani nga rinumërimi i votave të rregullta në QNR, koalicioni ynë ka aktualisht 5.5 për qind të votave , që do të të thotë që koalicioni ynë do të jetë pjesë e parlamentit”, ka thënë Limaj.

Gjithashtu ai ka thënë se votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta, dhe nuk duhet të procedohen.

“Veprimet që sot i kemi parë janë veprime që janë në kundërshtim me ligjin. Apeli im është për zyrtarët shtetërorë: mos veproni kundër ligjit dhe mos procedoni votat e parregullta, mos e shkelni ligjin, sepse kjo ndikon direkt në deformimin e procesit zgjedhor dhe çfarë është me rëndësi është se e deformon dhe pamundëson vullnetin e mbi 40 mijë njerëzve që ia kanë dhënë votën këtij koalicioni. Në raportin që ka dhënë ky divizion shihet qartë se si pranohen votat nga jashtë dhe veprimi i sotëm i këtij divizioni është në kundërshtim të plotë me vendimin e KQZ-së, i cili ka rekomanduar divizionit që të respektojë ligjin. Unë i kërkoj KQZ-së urgjentisht të thërrasë mbledhjen dhe të ndalojë këto veprime joligjore”, u shpreh ai.

Ndërsa, Pacolli , kryetar i AKR-së, ka thënë se nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun.

“Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve”.

“Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë