Loading…

Pacolli e quan ‘skandal’ rritjen e pagave për deputetët

  • 28/03/2017 | 18:04

Pacolli e quan ‘skandal’ rritjen e pagave për deputetët

Një skandal tjetër e ka konsideruar kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacolli, rritjen e pagave për deputetët e Kuvendit të Kosovës.


Sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast ata ia kanë rritur pagat vetës.

E për këtë rritje të rrogave të deputetëve, ka reaguar Pacolli, i cili e ka cilësuar të turpshëm këtë vendim, përcjell gazetametro.net

“Një SKANDAL tjetër… sapo e dëgjuan qytetarët e Kosovës se Deputetët e Kuvendit që po e mbajnë peng punësimin e të rinjëve dhe zhvillimin e Kosovës, kërkojnë që vetes së tyre t’ia rrisin pagat… a thua kur do të marr fund ky turp”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë