Minstri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur nga Brukseli në lidhje me vizitën e Vucicit në Kosovë.
Ai para mediave tha se presidenti serb, Aleksandar Vucic ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar, raporton Gazetametro.net.
Por siç thotë Pacolli, Vucic e ka bërë një plan tjetër ku thuhet se do ta vizitojë edhe Ujmanin, për të cilin s’i është dhënë leje.
‘Vizita në Ujman e pakuptimtë, nuk e di për çfarë arsye do ta vizitojë në kohë të dialogut, atje s’ka banorë ska qendër urbanistike. Cdo vizitë duhet me pasë një arsye, duhet me pas një farë baze’, ka thënë Pacolli.
Pacolli shton se nëse i njëjti, do bënte kërkesën për vizitë në Ujman dhe t’i tregonte arsyet, s’do kishin nguruar t’i japin leje.
Ndërkohë, si shkak i këtyre pengesave që i’u bënë presidentit serb, u anulua edhe takimi i përbashkët në Bruksel mes dy presidentëve dhe Mogherinit./Gazetametro.net