Loading…

Pacolli fton takim urgjent me liderët: Letra e Trump’it është serioze, të pezullohet taksa

  • 19/02/2019 | 13:34

Pacolli fton takim urgjent me liderët: Letra e Trump’it është serioze, të pezullohet taksa

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kryeministri Haradinaj duhet ti dëgjoj kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës 100%, transmeton Gazeta Metro.


Pacolli ka kërkuar një takim urgjent me udhëheqësit politik të vendit me miqtë e SHBA’së dhe BE’së, për të marrë një vendim në lidhje me pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Pacolli ka thënë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump në drejtim të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, është shumë serioze pasi SHBA e donë kryerjen e shtet-ndërtimit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij koha nuk pret shumë, andaj Qeveria e Kosovës duhet të marrë një vendim në lidhje me çështjen e taksës dhe bisedimet në Bruksel të fillojnë, në mënyrë që Kosova ta përfundojë marrëveshjen finale me Serbinë.

Postimi i plotë:

Miqësitë, mes njerëzve, por dhe ato mes shteteve, kanë nevojë për veprime të përditshme, që të mbijetojnë dhe të jenë afatgjata,ashtu si një pemë qe ka nevojë për ujitje çdo ditë, përndryshe thahet.

Ne, popull i Kosovës, duhet të jemi mirënjohës që SHBA-të, gjithëmonë e kanë potencuar e sidomos ditët e fundit, miqësinë me ne.

Me letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentit Thaçi apo dhe me letrat e tre institucioneve kryesore të SHBA-ve është vërtetuar qart se ShBA e don përkryerjen e shtetndërtimit të Kosovës.

Kjo përfshirje e SHBA-ve që dëshiron forcimin tonë, integrimin tonë, njohjen tonë prej Serbisë, është një bekim për ne! Kjo duhët të kuptohet posaçërisht dhe të mbahet parasysh!!!

Nga ana tjetër, ne nuk jemi qendër e botës dhe as kemi për të qenë ndonjëherë, ndaj duhet ta vlerësojmë lart këtë pozicionim të radhës nga SHBA-të në favorin tonë.

Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë.

Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi!

Ndaj unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë përendimor dhe në interesin kombëtar.

Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha, ka shkruar Pacolli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë