Loading…

Pacolli i drejtohet Vucicit: E ke veç një shans, ta njohësh Kosovën

  • 03/11/2019 | 13:35

Pacolli i drejtohet Vucicit: E ke veç një shans, ta njohësh Kosovën

Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës, Behgjet pacolli, i është drejtuar Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, duke i thënë se Serbia ka vetëm një shans dhe ajo është ta njeh Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për televizionin ‘Face’, Pacolli ka folur për marrëdhëniet në rajon, politikën dhe zgjidhjet e Serbisë.

Pacolli gjatë intervistës i dërgoi një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Vucic, ju keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Ai shtet lindi dhe nuk ka kthim prapa. Është zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, u shprehë Pacolli.

Ai theksoi se ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe Milosevicit më parë, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë