Loading…

Pacolli: I njoh Iluminatit, u largova shkaku i fesë

  • 13/11/2016 | 20:16

Pacolli: I njoh Iluminatit, u largova shkaku i fesë

Biznesmeni dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një emision televiziv ka thënë se ka bashkëpunuar ngushtë me shoqëritë sekrete, siç janë Iluminati, por është larguar prej tyre shkaku i fesë.

“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Me Shukin”.

Pacolli ka thënë se nuk ka asgjë të keqe nga këto shoqëri, biles ato i kanë ndihmuar njerzimit, duke mundësuar zbulime të mëdha shkencore dhe jo vetëm, duke sjellur zhvillimin e botës në këtë pikë ku sot ndodhet, transmeton Insajderi.com.

“Ata kanë luajtur një rol shumë të madh edhe në zhvillimin e shkencës edhe artit dhe shpikjeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli.

Biznesmeni më i madh në Kosovë, thotë se ai edhe pse është njohur me ta, nuk ka pranuar kurrë të bëhet pjesë e atyre shoqërive.

“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikuar në fund të ditës me ju largu këtyre”, ka thënë Pacolli, duke iu referuar këtu fesë islame, pas gjatë emisionit disa herë ka përmendur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë