Loading…

Pacolli i thurr lavde vetes: Grenell tha fjalët për të cilat unë jam sulmuar që nga vitit 2004

  • 24/01/2020 | 21:18

Pacolli i thurr lavde vetes: Grenell tha fjalët për të cilat unë jam sulmuar që nga vitit 2004

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli ka komentuar vizitën e emisarit të Presindetit Donald Trump, duke thënë se Richard Grenell nuk tha diçka te re, që Pacolli s’e ka thënë, madje tha se pikërisht për këto ai është  sulmuar nga vitit 2004, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli ka thënë se fjalët e Grenell janë të njëjta si të tij dhe për të cilat ka punuar aq shumë.

” Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Po e shofim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj.

Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime.

Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veproimë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot!

Më mirë vonë se kurrë!.

Kujtojmë, që Richard Grenell, i dërguari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë hapur para medieve serbe në Beograd dhe para presidentit serb, Aleksandar Vucic, se Kosova dhe Serbia duhet të ulen të flasin dhe të arrijnë marrëveshje paqeje mes vete./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë