Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Dacic, për deklaratën e tij për të.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, kishte hedhur deklaratën se Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, poiu ofron 100 milionë euro vendeve që po konsiderojnë ta tërheqin njohjen për Kosovën, transmeton gazetametro.net
Këtyre deklaratave të Dacic i është kundërpërgjigjur Pacolli.
Ministri i Jashtëm i Kosovës se Dacic dhe ekipi i tij janë të frustruar për përparimin e Kosovës dhe tani po thonë se gjoja po përdorë paratë e tij.
Pacolli ka thënë se ‘’Serbia nuk posedon kurfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht’’.
Ai ka shtuar se Kosovës nuk i duhen paratë për të forcuar shtetësinë e Kosovës sepse e drejta është në anën tonë. /gazetametro.net