Loading…

Pacolli insiston t’i ndërtojë me para të tij ndërtesat shtetërore: Nuk e kuptoj pse s’po ndodhë kjo

  • 24/12/2021 | 11:25

Pacolli insiston t’i ndërtojë me para të tij ndërtesat shtetërore: Nuk e kuptoj pse s’po ndodhë kjo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se me vetfinancim është duke insistuar që të ndërtohen mbi 900 mijë metra katrorë ndërtesa që përfshijnë qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe të tjera që lidhen me administratën shtetërore, transmeton Gazeta Metro. 


Pacolli ka shkruar se këto ndërtesa të ndërtohen në zonën e Hajvalisë.

“Kaloj çdo ditë në zonat e Hajvalisë ku kam (dhe jam) duke insistuar që (me vetëfinancim) të ndërtohen ndërtesa (mbi 900,000m2) për qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe gjithçka që lidhet me administratën e drejtimit të shtetit të Kosovës. Për arsye të pakuptueshme për mua, kjo nuk ndodhi”, ka shkruar Pacolli.

Ai poashtu i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Prishtinës që ta bëjë të njëjtën me ligjin në fuqi të Prishtinës.

“Unë kam besim në vizionin e Përparim Ramës dhe i bëj thirrje që ai ta bëjë këtë.Me ligjin në fuqi të Prishtinës,me kreativitet, guxim dhe dëshirë, ju mund ta bëni këtë!Ndërtoni qytetin e ri administrativ, hiqni administratën nga qyteti dhe çlirojeni nga mbytja e mëtejshme (do të ulni trafikun në Pr me më shumë se 60%)!Tashmë Prishtinën e shpëtojnë vetëm projektet e mëdha”, ka thënë Pacolli.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë