Këngëtari i njohur ferizajas Labinot Tahiri bashkë me fondacionin “Behgjet Pacolli” kanë ndihmuar së fundmi në renovimin e disa reparteve të Spitalit Rajonal në Ferizaj.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Labi përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon për iniciativën e re që ka marrë dhe që është shumë i lumtur që kauzës iu bashkua edhe Behgjet Pacolli.
Në video shfaqen edhe materialet e reja të cilat arritën në oborrin e spitalit, ndërsa i pyetur nga një qytetar nëse po e bën këtë gjë për të rënë më shumë në sy dhe për të marrë vota, Labi e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur se nuk ka nevojë të shfrytëzojë kauza të tilla, sepse po të dojë vota, ai shumë lehtë mund t’i mbledh, ngase këndon thuajse çdo natë në dasma me nga 2000 persona.
Mirëpo, nga ajo që është parë deri me tani Behgjet Pacolli edhe në këto zgjedhje prite të luaj me kartën e shpëtimtarit të Kosovës, duke premtuar se me të në Qeveri, Kosova do të ketë zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës./gazetametro.net