Loading…

Pacolli kandidati i 50’të, ja kujt i liroi numrin 2

  • 20/05/2017 | 10:14

Pacolli kandidati i 50’të, ja kujt i liroi numrin 2

Në ora 24 të natës së kaluar ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.


Emrat nuk janë bërë të gjithë publik përderisa pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen edhe ata të fundit.

Ndryshe mësohet se është pikërisht lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili në renditjen e kandidatëve gjendet me numrin 50, përderisa parashihej që ai të ishte kandidati me numër dy.

Sipas të gjitha informacioneve Pacolli është renditur i 50-ti, vetëm e vetëm që t’i lirojë vendin kandidatit dhe nënkryetarit të partisë së tij, Korab Sejdiut.

Duhet përkujtuar që AKR ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë