Loading…

Pacolli kërkon të formohet Qeveri uniteti: Leni inatet politike, punoni për Kosovën

  • 11/07/2020 | 09:57

Pacolli kërkon të formohet Qeveri uniteti: Leni inatet politike, punoni për Kosovën

“Të lihen anash inatet dhe të formohet një Qeveri uniteti”, kështu po deklaron kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli po kërkon që të gjitha partitë politike në Kosovë të ulen dhe të bashkohen për një Qeveri uniteti, sipas tij prej asaj që ndodhi me Gjykatën Speciale kosovarët duhet të jenë të bashkuar.

Ai po shpreson se partitë do i lënë anash partitë partiake dhe të formojnë një Qeveri ku të gjtiha partitë janë pjesëmarrëse, kjo sipas tij do t’i ndihmonte edhe dialogut ku Kosova po përballet kundër Serbisë për një marrëveshje finale.

“Prej momentit të formimit të Qeverisë dhe prej asaj që ndodhi me Specialen kam qenë ithtar i madh i një qeverie të unitetit, një qeverie me bazë të gjerë dhe do të punoj deri në momentin e fundit që kjo të ndodhë”.

“Unë e di se jemi në rrugë të mirë dhe shpresoj që edhe partitë tjera që janë jashtë Qeverisë të reflektojnë dhe t’ia falin vetëm 2-3 vjet Kosovës duke lënë anash interesat partiake dhe të formohet një Qeveri uniteti”, tha Pacolli.

“Kjo i nevojitet Kosovës sepse është duke kaluar momente jashtëzakonisht të vështira përveç situatës me Covid-19, kemi dialogun me Serbinë, kemi çështjet e pazgjidhura që kërkojnë zgjidhje”, tha Pacolli.

“Andaj, kërkohet një Qeveri uniteti dhe për një gjë të tillë duhet ta duash Kosovën dhe t’i lësh teket anash dhe të punosh për tre vjetët e ardhshme për Kosovën”, tha Pacolli në Klan Kosova.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë