Loading…
Pacolli me një premtim të madh: Kosovën do ta vizitojnë shefat e shteteve që Serbia tha se e tërhoqën njohjen
  • 23/04/2019 | 14:00

Pacolli me një premtim të madh: Kosovën do ta vizitojnë shefat e shteteve që Serbia tha se e tërhoqën njohjen

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, më shumë se një vit Kosovës i ka sjellë vetëm 1 njohje, por ai sot ka bërë një premtim duke deklaruar se Kosova do të vizitohet nga shtetet, për të cilët Serbia ka thënë se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Pacolli tha se shumë shpejt do të vizitohet nga këto shtete, pa dhënë ndonjë datë apo detaje më shumë.

“Shumë shpejt Kosovën do ta vizitojnë shefat e shteteve, për të cilët Serbia ka thënë se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, tha Pacolli.

Pacolli dhe Kosova po përballet ndaj një ofensive të ashpër nga shteti i Serbisë, ku po lobon te shtetet që e kanë njohur Kosovën ta shuqizojnë atë vendim.

Mbi 10 shtete është raportuar se e kanë tërhequr njohjen si: Madagaskari, Ishujt Solomone, Lesoto, Surinami, Grenada, Komoret, Burundi, Dominika, Sao Tome, Principe, Liberia, Guineja Bisao, Papua Guinea e Re./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë