Loading…

Pacolli, në mesin e miliarderëve të botës në indeksin e Bloombergut

  • 28/12/2016 | 12:18

Pacolli, në mesin e miliarderëve të botës në indeksin e Bloombergut

Në vitin kur votuesit populist riformuan fuqinë dhe politikën nëpër Evropë dhe SHBA, njerëzit më të pasur të botës po e përmbyllin vitin 2016 me 237 miliardë dollarë më shumë se që kishin në fillim.


Përfitimet më të mëdha i pati Warren Buffett, i cili pasurisë së tij i shtoi 11.8 miliardë dollarë gjatë vitit pasi që firma e tij investuese “Berkshire Hathaway Inc.” u ngrit pas fitores së Donald Trumpit më 8 nëntor. Buffett, i cili është zotuar se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi, në korrik të këtij viti dhuroi aksionet e tij në “Berkshire Hathaway” në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, raporton Bloomberg.

Mediumi amerikan, në artikullin e tij të përpiluar për indeksin e miliarderëve të botës, ka shkruar edhe për “startup” bizneset për të cilat thotë të kenë përfituar më së shumti gjatë këtij viti, duke përfëshi këru Travis Kalanick e kompanisë “Uber” dhe Evan Spiegel të rrjetit social “Snap”.

Të ashtuquajturit miliarderët “njëbrirësh”, ku përfshihen bashkëthemeluesi i “Spotify” Martin Lorentzon, i cili u identifikua si miliarder për herë të parë më 2016, ka siguruar një shumë të madhe të financimeve.

“Miliarderë tjerë të zbuluar nga indeksi i Bloomberg më 2016 përfshijnë babanë dhe djalin prapa tekilës “Jose Cuervo”, një sipërmarrës të patundshmërive në New York, Axel Stawski dhe tajkunin e ndërtimeve nga Kosova, Behgjet Pacolli”, shkruan Bloomberg.

Në këtë indeks janë përfshirë edhe 11 anëtarët e gjallë të familjes së sipërmarrësit tajlandez Chaleo Yoovidhya, shpikësit të Red Bull-it, trashëgimtarët e të cilit ndajnë një pasuri të përbashkët prej 22 miliardë dollarësh, pasuria më e madhe botërore e një pije energjike. Në Argjentinë janë shfaqur tre miliarderë, përfshi miliarderin e parë të vendit në teknologji Marcos Galperin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë