Loading…
Pacolli: Në Munih është lobuar për liberalizimin e vizave
  • 16/02/2019 | 21:51

Pacolli: Në Munih është lobuar për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë se në Konferencën e Sigurisë së Munihut kanë lobuar për liberalizimin e vizave, trasnmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook ka shkruar se konferenca në Mynih ishte një  ngjarj e rëndësishme për ta treguar praninë e Kosovës.

“Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona”.
Pacolli thotë se liberalizimi i vizave është kthese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE’së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida”, shkruan Pacolli.

Psotimi i tij i plotë:

Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.
Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë