Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke, është një turp dhe se Europa harroi atë se çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, transmeton Gazeta Metro.
Shumë shtete të ndryshme kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi që i është dhënë shkrimtarit austriak pro-serb, Peter Handke, nga Akademia Suedeze.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, madje thotë se sot do të jetë një ditë turpi për Evropën dhe për gjithë njerëzimin.
Sipas diplomatit kosovar, ndarja e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.
“Sot është një ditë e turpit për Evropën dhe gjithë njerëzimin. Dhënia e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar çfarë na ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne duhet t’i kundërshtojmë këto përpjekje revizioniste. Falënderues për gjithë ata që folën hapur kundër një përpjekje të tillë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Më poshtë reagimi i plotë i Pacollit. /gazetametro.net
Today is a shameful day for #Europe and human kind the awarding of @NobelPrize to #Handke. It shows that Europe has an amnesia of what happened to us in Kosovo, Bosnia and Croatia. We have to counter these revisionist attempts. Grateful to all who spoke loudly against this act. pic.twitter.com/Lk5PURhPe6
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 10, 2019