Loading…

Pacolli: Nëse Granit Xhaka dënohet nga FIFA, atë gjobë do ta paguaj unë

  • 04/12/2022 | 14:10

Pacolli: Nëse Granit Xhaka dënohet nga FIFA, atë gjobë do ta paguaj unë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëse Granit Xhaka do të dënohet nga FIFA atëherë do të ia paguajë gjobën, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se këtë ia ka njoftuar edhe personalisht mesfushorit të Zvicrës.

”Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë,” ka shkruar Pacolli.

Kapiteni i Zvicrës festoi fitoren e 3-2 të së premtes kundër Serbisë duke veshur fanellën me numrin 26 të vendit të tij me emrin Jashari. Ndërsa, është përfolur që mund të dënohet nga FIFA për këtë veprim.

Megjithatë, mediumi britanik The Sun ka shkruar dje se pavarësisht këtij veprimi, FIFA nuk do të ndërmerr asnjë veprim ndaj Xhakës. /gazetametro.net

Postimi i Behgjet Pacollit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë