Loading…

Pacolli për gazetarin që bëri fushatë kundër Kosovës dhe UÇK’së: Do ta kisha gostitur me ‘terapi fizike’

  • 10/03/2019 | 08:55

Pacolli për gazetarin që bëri fushatë kundër Kosovës dhe UÇK’së: Do ta kisha gostitur me ‘terapi fizike’

Nënkrytari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se gazetarin Graham Phillips, që bëri fushatë kundër Kosovës dhe UÇK’së, do ta kishte trajtuar me kafe, e më pas edhe me terapi fizike, transmeton Gazeta Metro.


Pacolli ka thënë se sikur ta kishte takuar atë rrugëve të kryeqytetit, së pari do ta kishte dërguar nëpër selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta trajtuar me “kafe dhe terapi fizike”.

“Paska kaluar para Komunës së Prishtinës, por edhe sikur ta kisha parë, nuk do ta kisha njohur”, ka komentuar Pacolli në Facebook.

“Por sikur ta kisha njohur, fillimisht do ta kisha dërguar në selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta gostitur me një ‘kafe’ e pastaj me një ‘terapi fizike’”.

“Edhe në ëndërr me iu pas shfaqur Kosova dhe UÇK-ja, i kishte shkuar temperatura në minus 20 gradë. Pastaj do ta kisha përcjellë deri në Merdare, prej andej nga ka ardhur”.

Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të nënkryetarit Pacolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë