Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli, si gjithmonë me reagimet e tij në rrjetet sociale, këtë herë ka vendosur që ta qorton Bashkimin Evropian (BE) dhe t’i jep disa detyra pas sulmit mbi autobusin me udhëtarë kosovarë që po kalonin në Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Ani pse ky sulm që kanë bërë serbët ndaj kosovarëve që po shfrytëzojnë autostradat e Serbisë për të ardhur në Kosovë nuk është i pari, Pacolli po vazhdon me qortimet e tij duke mos bërë asgjë që kjo të mos përsërtitet.
Si gjithnjë Pacolli po dënon sulmin, sulm ky që nuk është i pari dhe autoritet kosovare nuk po bëjnë asgjë që kjo mos të përsëritet më pasi shtetasit kosovarë po terrorizohen nga kjo sjellje.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar dhe po dëshiron nga Bashkimi Europian që të kërkojë nga Serbia të ndalë sulmet dhe të orfojë siguri për qytetarët.
“Unë i dënoj ashpër sulmin mbi autobusin e mbushur me udhëtarë që udhëtonte nga Kosova nëpërmes Serbisë në BE. Serbia vazhdimisht po dështon që të ofrojë sigurinë për udhëtarët tonë dhe lirinë e lëvizjes. Ne kërkojmë që të fillojnë hetimet dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Tuitter.
Rasti i sulmit mbi autobusin me udhëtar, që po udhëtonte nga Kosova nëpërmjet Serbisë drejt shteteve të BE’së, ka ndodhur mbrëmë./gazetametro.net