Loading…

Pacolli: Propozimi i Qeverisë do të kalojë

  • 04/09/2018 | 13:31

Pacolli: Propozimi i Qeverisë do të kalojë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se seanca do të vazhdojë dhe se në të do të kalojë grupi i propozuar nga Qeveria për të udhëhequr dialogun me Serbinë.


“Grupi për dialog që është propozuar nga qeveria do të kalojë sot në Parlamentin e Kosovës.

Opozita ka të drejtën e vet, do të doja shumë që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues. Për opozitën ne kemi ndarë vendet e tyre për dialog dhe i ftojmë që të rrinë këtu në Kuvend dhe ta votojnë”, ka thënë Pacolli para mediave.

Qëndrimi i qeverisë, sipas tij, është i qartë se “ky grup nuk ka kompetenca që të flet për ndryshimin e kufijve gjegjësisht për ndërrimin e territoreve”.

“Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq këtë grup qeveritar. Nëse pala serbe do të ketë shef presidentin e tyre, sigurisht se ne shef duhet ta kemi presidentin tonë”, theksoi Pacolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë