Loading…

Pacolli rishpallet kryetar i AKR’së, falenderon elektoratin

  • 21/02/2017 | 23:56

Pacolli rishpallet kryetar i AKR’së, falenderon elektoratin

Behgjet Pacolli, i cili të martën është rishpallur president i AKR-së, i votuar një ditë më parë përmes votimit elektronik, ka falënderuar elektoratin e tij, për të cilët thotë se janë arsyeja që ai nuk ndalet kurrë.


Ky është publikimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Miqtë e mi, nga sot jam edhe de jure në krye të AKR… në ushtrimin e parë të demokracisë direkte partiake në historinë e Kosovës së lirë. Me mbi 49 000 vota, sot nga anëtarët e AKR dhe votuesit e saj, u zgjodha përseri President i AKR-së. Ishte një lloj sprovë elektorale: votim elektronik, por dhe fizik: njerëzve ju desh me prit në radhë për të votuar. Ju falenderoj shumë për përkrahjen tuaj, dhe për angazhimin masovik, në zgjedhjen e kryetarit të ri të AKR-së. Ju jeni arsyeja, pse unë nuk do të ndalem kurrë! Jam gjithëmonë me ju! Zoti ju bekoftë!”.

Pacolli kishte ftuar elektoratin e tij të votonin për zgjedhjen e tij në krye të AKR’së, ndërsa në fletëvotimet e zgjedhjeve ai ishte kandidati i vetëm për tu votuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë