Loading…

Pacolli thotë se Zvicra e dënoi Enver Robellin

  • 22/11/2016 | 15:18

Pacolli thotë se Zvicra e dënoi Enver Robellin

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli, ka reagur pas lajmit për denimin e publicistit Enver  Robellit nga ana e gjykatës së Zvicres.

Pacolli ka thënë që Robelli e ka fyer padrejtësisht nëpërmjet shkrimeve të tij përderisa ishte gazetar në Kohën Ditore. Dhe së kurrë nuk e ka kuptuar frustrimin e Robellit, raporton gazetametro.net

“Të dashur miq, Sigurisht ju kujtohet sa herë gazetari i Kohës Ditore, Enver Robelli, me shkrimet e tij më ka fyer padrejtësisht nëpërmjet shkrimeve të tij. Atë njeri e kam parë vetëm dy herë në jetën time dhe nuk kam pas të bëj asgjë me të. Kurrë nuk e kam kuptuar frustrimin e tij ndaj meje, frustrim i cili e shtynte të shpifte kundër meje. Sidoqoftë, krejt në fund, unë e padita në Zvicër për shpifje dhe drejtësia e DËNOI atë.”

Në fund Pacolli ka thënë  se shpreson qe ky denim të jetë  një arsye që Robelli të reflektojë për krejt ofendimet e tij pa kurrfarë baze që ua bën njerëzve padrejtësisht, madje duke i fyer ata në kundërshtim me çdo kod gazetaresk./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë