Loading…

Pacolli thotë se janë takuar me LDK’në për koalicion

  • 30/03/2017 | 09:56

Pacolli thotë se janë takuar me LDK’në për koalicion

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kanë pasur takim me drejtuesit e LDK-së për koalicion të mundshëm.


Ai ka thënë se nuk ka vija të kuqe për koalicione, por se duhet të ketë bashkërendim në program.

“Jo vetëm ka zëra por ka pasur takime të nivelit të lartë, po edhe me partitë tjera dhe AKR është duke analizuar këtë situatë, është e hapur për koalicione, por, do të zgjedhë partnerët e vet me të cilët do të bëjë ndonjë koalicion eventual”, tha ai.

“Por , deri sot nuk ka ndodhur asgjë, mirëpo për të ndodhur ka një parakusht. Ky parakusht është që programi jonë duhet të jetë pjesë e programit qeveritar, nëse partneri ynë ka diçka për të plotësuar, plotëson, por programi duhet të jetë pjesë e programit qeveritarë, pasi është i vetmi që garanton rritje ekonomike 10 përqind, që garanton punësim gradual çdo ditë, çdo vit, që garanton një administratë publike efikase dhe jo pasive si tani, dhe një program që do të reduktojë të hyrat nga doganat dhe këto të hyra do të shtohen nga veprimtaritë ekonomike”, ka thënë Pacolli për gazetën Bota Sot.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë