Loading…

Pacolli tregon nëse Haradinaj u njoftua për arrestimin e Djuricit

  • 27/03/2018 | 21:18

Pacolli tregon nëse Haradinaj u njoftua për arrestimin e Djuricit

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherazi ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka folur për arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Në një intervistë në RTK ai ka thënë se kryeministri Haradinaj ka qenë në dijeni për rastin.

Pacolli thotë se ia ka kujtuar Gjuriqit se i ishte refuzuar kërkesa, “por ai nuk ka dashur ta kuptojë një gjë të tillë”.

“Gjuriqi ka insistuar që të vijë, ka pasur edhe disa telefonata nga zyrtarët serbë të Qeverisë, por Gjuriq ka thënë se: ‘ne do të shkojmë, është vendi ynë, askush nuk na ndalon’”, ka thënë ai.

Duke folur me operacionin e arrestimit, ai thotë se kjo është bërë në koordinim me kryeministrin Haradinaj.

“Nuk kam vepruar vetë, kryeministri ka qenë në dijeni, nuk është bërë asgjë pa koordinim me të”, ka thënë Pacolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë