Deputeti i vetëm i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka thënë se partia e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por shton se shkuarja si të vetëm në zgjedhje do të ishte më mirë, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ai ka thënë në një intervistë për Dukagjini, derisa shton se kjo është edhe kërkesë e tij si deputet.
“Besoj që do të shkojmë të vetëm dhe kërkesë e imja si deputet është që në zgjedhje të shkojmë si parti e vetme. Kjo do të ishte më e mirë për AKR’në”, tha ai.
I pyetur nëse kjo parti do të ketë vija të kuqe ai tha se AKR nuk ka asnjë vijë të kuqe për partitë tjera politike.
“AKR ndihet mirë dhe nuk u frikësohet zgjedhjeve dhe nuk është diskutuar nëse do të shkojmë me ndonjë koalicion apo do të shkojmë vetëm. AKR nuk ka vija të kuqe. Të them të drejtën, kush jam unë që t’i mëshoj dikujt vijë të kuqe. Ne nuk kemi dikë që nuk mund të kemi bashkëpunim. Ne do ti kemi kriteret tona edhe më të forta për një bashkëqeverisje”, tha ndër të tjera ai./gazetametro.net