Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ndarë me miqtë në Facebook disa fotografi të realizuara në avionin e tij privat, me të cilin thotë se po kthehej nga kryeqyteti i Kazakistanit, Astana.
Pacolli thotë se në atë moment po fluturonte në lartësinë maksimale, prej 14,000 metra .
“Të dashur Miq, jam duke u kthyer nga Astana ku vizitova bashkëpuntorët e mi. Jam duke fluturuar me lartsinë maksimale, 14.000 m, tani mbi majen e El Brusit, nga ku ju përshëndes përzemërsisht”, ka shkruar biznesmeni kosovar. /gazetametro.net