Loading…

Pacolli: Vendosni për kthesën e madhe, Rilindjen e Kosovës

  • 09/06/2017 | 19:27

Pacolli: Vendosni për kthesën e madhe, Rilindjen e Kosovës

Koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, ku u dhanë mesazhet e fundit për  zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen të dielën me datë 11 qershor.


Vetëm dy liderë u ngjitën në skenë për të përshëndetur: Dr.Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër, i Koalicionit të Shpresës dhe Behgjet Pacolli, President i AKR-së, për të krijuar idenë e një lidershipi të ri ekonomik në qeverisjen e ardhshme.

Ceremoninë përmbyllëse të fushatës, nga afër kishin ardhur ta ndjekin mysafirë të shumtë, figura politike, kulturore, përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare, përkrahës dhe simpatizantë të shumtë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, mbajti një fjalim para masës së qytetarëve dhe i ftoi ata që këtë të diel të vendosin për kthesën e madhe, rilindjen e Kosovës.

“Nga data 11 qershor, spektri politik do të ndahet në dysh, ata që do të qeverisin dhe ata që do të shkojnë në shtëpi. Atë ditë, Kosova do të ndahet nga korrupsioni, zhvatjet dhe krimi i organizuar dhe do të bashkohet me njerëzit që e duan Kosovën”, ka thënë Presidenti i AKR-së.

Pacolli tha se njerëzit që premtuan vende pune dhe rritje të buxhetit, asnjëherë deri tash nukkanë ngritur vende pune e as zhvillim ekonomik.

“Vota juaj i jep fund territ në Kosovë.Me fitoren dhe angazhimin tonë do ta bëjmë Kosovën madhështore”, është shprehur Pacolli. “Ne tani jemi me partinë e madhe Rugoviste, është koalicion i natyrshëm dhe kështu të bashkuar, do të punojmë që ta qojmë Kosovën drejtë botës së civilizuar dhe ta  largojmë atë nga njerëzit që nuk e quan deri në fund asnjë mandat qeverisës, duke i përmbysur ato për interesa e përfitime  personale. Tash është koha që ata të përgjigjen, e ju jeni ata të cilët do të vendosin”, deklaroi numri një i Aleancës Kosova e Re.

Ne besojmë vota e 11 qershorit ka një rëndësi që zgjedhjet vendore nuk e kanë pasur asnjëherë më parë.

Më këtë datë vuloset riorganizimi i shtetit tonë modern, nuk do të kemi më sistemeshërbimesh të copëtuara me pamundësi financiare dhe ekonomike. Ne do t’ia kthejmë dinjitetin Kosovës tonë”, u shpreh ai.

Duke e rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të AKR-së për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr. Avullah Hoti, Presidenti Pacolli pohoi se me 11 qershor do të fillojë realizimi i një Kosove dinjitoze, me perspektivë për rininë dhe të gjithë qytetarët e saj, ashtu siç e kishte planifikuar arkitekti i shtetësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Ndërsa në fjalën e tij para qytetarëve, kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për Kryeministër të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti, tha se fitorja e këtij koalicioni, është fitore e qytetarëve të Kosovës.

“Me këtë fitore ne e çlirojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Republikën mund ta bëjnë vetëm njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë, ky është ekipi im, i cili do ta realizojë këtë projekt të jashtëzakonshëm”, ka theksuar ai duke ju bërë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë votën dhe tëdrejtën e tyre qytetare.

“Nuk mund të lejojmë tutje dhunimin e lirisë tonë. Jemi të përkushtuar dhe do t’ia dalim. Me datë 11 qershor do ta marrim fatin në duart tona, kthim prapa nuk ka.”, tha ndër të tjera Dr. Avdullah Hoti.

Në fund të ceremonisë, në tribunë u ngritën edhe kandidatët për deputetë të listës së koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, të cilët edhe njëherë ju bënë thirrje qytetarëve që masivisht të votojnë koalicionin e shpresës, njëherit duke i ftuar që me 11 qershor ta festojnë së bashku fitoren e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë