Loading…

Padija dhe shpërfillja e historisë si virtyte të ‘njeriut të ri’

  • Nga

  • MUHAMET HAMITI

  • 07/07/2021 | 14:49

Padija dhe shpërfillja e historisë si virtyte të ‘njeriut të ri’

Është rritur shumë një lagje njerëzish me prani në diskursin publik në Kosovë që damkos këdo që ka dije dhe afirmon nevojën për ndërgjegje e kujtesë shoqërore dhe kombëtare, madje edhe të historisë moderne të popullit shqiptar të Kosovës (të tri dekadave të fundit), që lidhet me lëvizjen për pavarësi të Kosovës, të drejtuar nga Presidenti Ibrahim Rugova, dhe/apo luftën çlirimtare që ka bërë UÇK-ja.


Shkruan Muhamet Hamiti

S’ka pse të evokohen lufta politike dhe e armatosur për pavarësi e çlirim, do të thonë gjithologët e rinj, sepse njerëzit duhet të shikojnë kah e ardhmja.

Thuase është e pamundur ta dijsh e ta nderosh historinë e të shikosh kah e ardhmja. Thuase nuk është ky parakusht, madje i domosdoshëm, për të punuar në dhe për të tashmen dhe për të ardhmen.

Ka diçka oruelliane në këtë ide për krijimin e ‘njeriut të ri’, të shpërlarë nga ‘e vjetra’ identitare, që ka fituar njëfarë pranueshmërie e madje legjitimiteti qytetar në diskursin publik në shoqërinë tonë të hutuar, jo pse njerëzit e dijnë dhe e vlerësojnë, po pse nuk e dijnë dhe nuk e çmojnë historinë, si mësuese të jetës.

Me lehtësi të padurueshme po e mburrin padijen (injorancën), duke shpërfillur historinë, njerëz të kësaj lagjeje që u përmend në fillim.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë