Gjykata Themelore solli një situatë të re në çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Me vendimin e së premtes e pezulloi atë të ekzekutivit dhe fuqinë ndikuese të tij duke e ngrirë situatën pas vendosjes së masës së sigurisë.
Pas kësaj Këshilli Gjyqësorë i Kosovës dhe ai prokurorial vendosën ta kthejnë punën me kapacitete të plota, megjithatë ende kërkojnë nga Qeveria ta shfuqizojnë verdiktin e 23 nëntorit.
E cili mund të jetë epilogu i mundshëm i kësaj çështjeje për Klan Kosova e shpjegoi ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
“Nëse eventualisht kontestohet ligjshmëria dhe eventualisht shfuqizohet ky vendim opsioni tjetër, për qeverinë në dispozicion është që këtë çështje ta kalojë në kuvend dhe të zgjidhet mbi bazën e ligjit që është në pritje, realisht që ka shku sa e di në kuvend.” tha Jashari.
Nëse ka të pakënaqur më pastaj palët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Pastaj gjykata kushtetuese mund të nxjerrë aktgjykim dhe mund të jap vërejtjet e veta në pika ose nene të caktuara, në situatën më të keqe ato mund të revitohen prap të plotësohet ligji ose të ndryshohet në pajtim me vlerësimin e aktgjykimit.” deklaroi ai tutje.
Në cilëndo formë cikli ligjor i rregullimit të kësaj çështjeje merr kohë deri në një epilog përfundimtare.
E derisa Jashari e vlerëson vendimin e KGJK-së, bënë me dije se i kaluari për pezullimin e punës ishte jo ligjorë, pasiqë sipas Kushtetutës e drejta e gjykimit të drejtë është absolute dhe nuk mund të shfuqizohet as në rrethana të jashtëzakonshme, lufte.