Loading…

Pagat e presidentëve, nga Barack Obama tek Vladimir Putini

  • 18/01/2017 | 17:13

Pagat e presidentëve, nga Barack Obama tek Vladimir Putini

Menjëherë pas zgjedhjes president, Donald Trump njoftoi se për punën në këtë post do të merrte vetëm shifrën simbolike prej 1 dollari në vit.


Për një miliarder si ai, heqja dorë nga paga nuk duhet të jetë një sakrificë e madhe. Por sa fusin në xhep udhëheqësit kryesorë në botë?

Presidentët amerikanë gëzojnë një pagë prej 400 mijë dollarësh në vit. Aq kanë qenë të ardhurat e Barack Obamës në secilin prej 8 viteve të mandatit të dyfishtë. Në total bëjnë 3.2 milionë dollarë, ndërsa e konvertuar në ditë bëhet fjalë për 1.095 dollarë.

Justin Trudeau

Justin Trudeau

I dyti pas presidentit në largim renditet kryeministri kanadez, Justin Trudeau. 45-vjeçari sportiv, që çdo vit merr 262 mijë dollarë, gati dyfishin e pagesës së një parlamentari kanadez.

Angela Merkel

 Angela Merkel

Nuk mund të mos ishte bujare paga për gruan më të pushtetshme të botës, Angela Merkel, që siguron 240 mijë dollarë për shërbimin e saj, më shumë se kushdo tjetër në Europë.

Presidenti francez dhe kryeministrja britanike

Presidenti francez vlen 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministrja britanike 178 mijë.

Kryeministri italian

Në Itali, kolltuku i “Palazzo Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit.

Vladimir Putin

vladimir-putin-closeup

Ndërkohë, kriza ekonomike e Rusisë, e përkeqësuar edhe nga sanksionet e konfliktit në Ukrainë, nuk i ka bërë mirë rublës, e as xhepave të presidentit Vladimir Putin.

Nëse në vitin 2014 shijoi një pagë prej 7.7 milionë rublash, apo 193 mijë dollarësh, në vitin 2015 rroga e tij u rrit në valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por e këmbyer në monedhën amerikane ajo rezulton e ulur në 137 mijë dollarë.

Kina

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës mbështetet te 22 mijë dollarë të ardhura në vit, po aq sa marrin edhe 22 pjesëtarët e Komitetit të përhershëm të zyrës politike të Partisë Komuniste kineze.

Hong Kong

Për drejtuesin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe një vendi me 1.4 miliardë njerëz, shifra duket pak e ulët, sidomos nëse krahasohet me udhëheqësin ekzekutiv të Hong Kongut, që merr plot 545 mijë dollarë në vit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë