Loading…

Pagat e trajnerëve në Serie A: Conte para Sarrit dhe Ancelottit

  • 11/09/2019 | 20:50

Pagat e trajnerëve në Serie A: Conte para Sarrit dhe Ancelottit

Në pritje të suksesit në fushë, Antonio Conte tashmë e ka tejkaluar Jose Mourinhon në një aspekt: ​​italiani është menaxheri me më shumë fitime të të gjitha kohërave në Serie A, duke fituar 11 milionë euro në vit në krahasim me 9 milionë 8 të Mourinhos që fitonte në vitin 2008, transmeton Gazeta Metro.


Kjo u zbulua nga hetimi vjetor i pagave të Gazzetta Dello Sport, të cilët kanë publikuar pagat vjetore të trajnerëve në Serie A.

Pas Antonio Contes, Maurizio Sarri është në vendin e dytë me 5.5 milionë euro në vit, ndërsa Carlo Ancelotti është në vendin e tretë me 5 milionë euro në vit.

Gazeta nënvizoi gjithashtu se Interi dhe Juventusi gjithashtu do të paguajnë ish trajnerët e tyre. Ish trajneri i Interit, Luciano Spalletti, kishte kontratë deri në vitin 2021, e cila është me vlerë 4.5 milionë euro në vit. Kurse, ish trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri do të fitojë 7,5 milionë euro në vit deri në vitin 2020.

Ndër top skuadrat italiane, Marco Giampaolo, është ai që fiton më pak. Ai ka një kontratë me vlerë prej 2 milionë euro në vit me Milanin.

Lista e plotë me pagat e trajnerëve nga skuadrat e Serie A:

Atalanta – Gasperini 2.5 (2020)
Bologna – Mihajlovic 3 (2022)
Brescia – Corini 0.6 (2020)
Cagliari – Maran 1 (2022)
Fiorentina – Montella 1.5 (2022)
Genoa – Andreazzoli 0.7 (2022)
Inter – Conte 11 (2022) [Spalletti 4.5 (2021)]
Juventus – Sarri 5.5 (2022) [Allegri 7.5 (2020)]
Lazio – Inzaghi 2 (2021)
Lecce – Liverani 0.9 (2022)
Milan – Giampaolo 2 (2021)
Napoli – Ancelotti 5 (2021)
Parma – D’Aversa 0.75 (2022)
Rome – Fonseca 3 (2021)
Sampdoria – Di Francesco 1.8 (2022)
Sassuolo – De Zerbi 1 (2020)
Spal – Semplici 0.8 (2021)
Turin – Mazzarri 1.8 (2020)
Udinese – Tudor 0.5 + bonus
Verona – Juric 0.6 (2020)

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë