Dy meshkuj shqiptarë me 11 prill 2017 kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre meshkuj shqiptarë me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 euro për person.
Viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës.
Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme, pasi ato janë false.
Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin. /gazetametro.net