Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret sot u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
Ndërkaq, thotë se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.
”Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto,” shkruan Murati.
Kujtojmë se më herët nga nënkryetari i SBAShK’ut, Ymer Ymeri, u konfirmua se për mësimdhënësit pagat bashkë me shtesat për muajin tetor janë ekzekutuar./gazetametro.net
Mos procedimi i shtesave, konfirmohet se këtij sektori i janë ekzekutuar 50 euro