Loading…

‘Pahiri’: Xhihadi Islamik i vraru dy terroristë të Hamas aksidentalisht në Gaza, me raketa të dështuara

  • 15/08/2022 | 14:45

‘Pahiri’: Xhihadi Islamik i vraru dy terroristë të Hamas aksidentalisht në Gaza, me raketa të dështuara

Gjatë operacionit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), organizata terroriste Xhihadi Islamik i Palestinës kishte vrarë aksidentalisht dy terroristë të Hamas me raketa të dështuara që ranë brenda Rripit të Gazës, transmeton Gazeta Metro.


Terroristi i Hamas sipas informacionit të lëshuar nga mediat palestineze dhe izraelite me 7 gusht një raketë kishte goditur një shtëpi në Gazën qendrore, në qytetin Burejj. Tre djem, dy binjakë 13 vjeç dhe një 9 vjeçar, u vranë nga shpërthimi, ndërsa babai i tyre u plagos, ishte raportuar fillimisht nga Shehab News atë mbrëmje. Më vonë u raportua  nga Shehab News se në incidentin e Burajj, vdiq edhe babai Yasse Nimr Al-Nabahin, nga plagët.

Krahu ushtarak i Hamas, Brigada Izz al-Din al-Qassam, menjëherë publikoi njoftimin e vdekjes së tij. Nabahin ishte përshkruar nga grupi terrorist si “al-Qassam mujahid” (luftëtar i shenjtë) dhe një ‘kalorës i besnik”.

Që të katër të vrarët u mbështollën me flamuj të Hamas në varrim në fotografitë e publikuara nga Shehab News.

Incidenti në Burejj ishte si rezultat i një rakete të dështuar nga Xhihadi Islamik të lëshuar drejt Izraelit, kishin raportuar mediat izraelit me 7 gusht sipas një hetimi preliminar të IDF. Agjencia e lajmeve The Associated Press të hënën e kaluar poashtu e kishte përshkruar incidentin si të “dyshimtë”, duke e shënuar si një aksident potencial të shkaktuar nga raketa e Xhihadit Islamik.

Një tjetër anëtar i Hamas ka gjasë që ka vdekur në rrethana të dyshimta gjatë konfliktit tre ditor mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik, në të cilin Hamas nuk mori pjesë. Rreth tre orë para shpërthimit në Burejj, Ahmed Muhammad Afana u vra në Jabaliya, në Rripin e Gazës. Sikur për Nabalin, Brigadat al-Qassam e njoftuan vdekjen e tij e një ushtari të tyre.

Qyteza ku u vra Afana ishte një tjetër vend ku Xhihadi Islamik e një dështimi të theksuar të tyre të bombardimit me raketa.

Në incidentin e parë që ndodhi me 6 gusht, u vranë së paku 9 persona, përfshi 4 fëmijë. IDF kishte publikuar xhirime të incidentit, ku fajin i kishin lënë Xhihadit Islamik.

Incidenti i dytë në Jabaliya që ndodhi me 7 gusht, u vranë persona, kishte raportuar Sheba News. Kjo kishte ndodhur poashtu si rezultat i dështimit të raketave të Xhihadit Islamik. The Associated Press kishte vizituar të dy lokacionet në Jabalya të hënën e kaluar ku korrespodentët e tyre kanë raportuar se nuk kanë parë gjurmë që sugjeronin se ishin sulme të IDF.

Gjatë tre ditëve të luftimeve Xhihadi Islamik ka vrarë më shumë civilë në Rripin e Gazës sesa IDF, kishte deklaruar zëdhënësi ushtarak izraelit gjenerali Ran Kohavi me 8 gusht. Prej 26 civilëve që vdiqën atë javë, 11 janë vrarë nga sulmet ajrore izraelit, dhe së paku 15 janë vrarë nga raketat e Xhihadit Islamik.

Organizata terroriste në Gaza kishte lëshuar rreth 1100 raketa gjatë tre ditëve të luftimeve në fillim të muajit gusht, kishte raportuar IDF. Gati 200 prej tyre kishin rënë brenda Rripit të Gazës, gati 1 e pesta e atyre që u lëshuan drejt shtetit të Izraelit.

Në Izrael nuk kishte viktima civile të vdekura përveç të plagosurve pasi shumica e raketave të lëshuara ishin pritur nga sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore izraelite ‘Mburoja e Hekurt’./gazetametro.net

Hamas nuk u shqetësua fort që terroristët konkurrentë Xhihadi Islamik po dërrmoheshin nga Izraeli

Raketat e Xhihadit Islamik vranë më shumë civilë në Gaza se sulmet ajrore të Izraelit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë