Familjarët e një pacientës e cila vdiq në spitalin e Gjakovës, pas rastit e kanë kërcënuar mjekun S.B, transmeton Gazeta Metro.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin e mjekut S.B në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Përmes një komunikate, OEK ka shprehur shqetësime për kërcënimet e mjekëve në vendin e punës.
“Anëtari ynë, S.B është kanosur me jetë nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekja në QKUK. Rasti në fjalë është pjesë e fenomenit kriminal i cili është duke ndodhur tani më në përditshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarisë mjekësore”, thuhet në komunikatë.
Oda e Mjekëve po ashtu ka shprehur përkrahjen e kolegëve të tyre në Spitalin e Gjakovës, të cilët kanë paralajmëruar edhe protestë kundër kriminaliteti të ushtruar ndaj tyre, në orarin e punës./gazetametro.net