Loading…

Pajazit e Beqiri: Dërguti ka keqpërdorë logon e Kuvendit

  • 15/02/2017 | 11:39

Pajazit e Beqiri: Dërguti ka keqpërdorë logon e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti kanë reguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti. Kjo e fundit ka thënë në Kuvend se Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka gënjyer për një letër që Dërguti i ka dërguar ITU-së për kodin telefonik.


Sipas Beqirit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka keqpërdorur pozitën e saj dhe dërgimi i letrës ka qenë me motive politike.

“Keni keqpërdor logon e Kuvendit. Është e drejtë me thanë mendimin e saj, por ajo që qëndron është që absolutisht nuk qëndron të thirreni në emër të 200 mijë nënshkrimeve”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti Zenun Pajaziti, i cili  ka thënë se kodi është marrë dhe ITU është institucion që nuk e pyet asnjë deputet, por që kjo temë nuk duhet të diskutohet kur mungon ministrja për të cilën po flitet.

“ITU ka qenë një partnere në një proces të gjatë pas dialogimit ku ne e kemi përfituar një kod telefonik. Askush nuk ka të drejtë t`i përdorë nënshkrimet e qytetarëve për qëllime politike. Sot nuk ishte mirë të devijohej agjenda e kësaj seance dhe të devalvohet ajo që është arritur në vend. ITU nuk e pyet asnjë deputet, kodi është marrë dhe është mirë që kjo të mos keqpërdorej. Duhet të debatohet kur është prezent edhe ministrja”, është shprehur ai.

Dërguti një javë më parë është akuzuar nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, që i ka dërguar një letër ITU-së që të mos ia japin Kosovës kodin telefonik.

Kurse sot nënkryetarja e Kuvendit ka lexuar në Kuvend letrën të cilën ia kishte dërguar ITU-së, për të sqaruar se letrën nuk e ka dërguar në emër të Kuvendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë