Loading…

Pajaziti nuk është i sigurtë nëse i kanë votat për Demarkacion

  • 12/03/2017 | 14:59

Pajaziti nuk është i sigurtë nëse i kanë votat për Demarkacion

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, thotë se nuk e di nëse koalicioni qeverisës i ka votat për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.


Pajaziti ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se po presin që demarkacioni të vijë në Kuvend.

“Të them të drejtën, nuk e di për vota. Nuk i kemi verifikuar qëndrimet e gjithsecilit, por ne duhet të presim që demarkacioni të vijë në Kuvend, pastaj do të shihet gjithçka. Është keq që tani të merremi me spekulime numrash në kohën kur pritet te ne përgjegjësia më e madhe, si deputetë, si parti politike, dhe si institucione për t’i dhënë rrugë një procesi kaq të stërzgjatur dhe që lidhet me interesat jashtëzakonisht të rëndësishme të qytetarëve”, është shprehur Pajaziti.

Ai ka theksuar se partneriteti ndërmjet partnerëve të koalicionit është i mirë. Pajaziti ka thënë se edhe në rast se nuk do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi, s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë