Loading…

Pajaziti: Problemi ynë nuk është me Francën por me Serbinë

  • 10/01/2017 | 11:51

Pajaziti: Problemi ynë nuk është me Francën por me Serbinë

Lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë është shprehur e shqetësuar edhe PDK.

Shefi i deputetëve të kësaj partie Zenun Pajaziti tha se është për keqardhje që sot duhet të flitet për një rast të përsëritur që ka ndodhur disa herë me të njëjtit njerëz, të cilët janë në listat e Serbisë dhe po akuzohen dhe po ndalohen si Haradinaj.

“Këtë shqetësim dua që sot ta analizojmë sa më drejt që është e mundur. Është mirë që ky adresim i këtij shqetësimi të qytetarëve të trajtohet sa më mirë që Haradinaj të jetë sa më parë pranë familjes së tij. Ne si institucione duhet të punojmë më shumë në mënyrë që Serbia të mos manipuloj me këto flet arreste. Ne kemi pasur edhe Rezolutë më parë pikërisht për Haradinaj që i kishte ndodhur kohë më parë. Ne duhet ta falënderojmë Francën për atë që ka bërë dhe që bën, por jam i sigurt që shteti i Francës ta trajtojë sa më shpejt që është e mundur në favor të lirimit të Haradinaj”, tha Pajaziti.

Ai tha se ata janë të shqetësuar me Qeverinë serbe e jo me Francën, ngase siç tha ai kanë tendencë të dëmtojnë të kaluarën dhe njerëzit që kanë kontribuar për vendin.

“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të bëjnë gjithë çka që është mundur që të ndikojnë për lirimin e Haradinajt”, tha Pajaziti./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë