Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të debatuar në lidhje me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari
Shefi i Grupit parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, ka thënë se e mbështesin mbajtjen e kësaj seance.
Ai ka shprehur besimin tek organet kompetente që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti.
“Grupi Parlamentar i PDK’së e mbështetë nismën e deputeteve për të bërë debat për rastin Dehari. Edhe nga LVV është kërkuar një debat i tillë por ne atë kohë kemi hezituar që të kemi një debat të tillë. I ftojmë të gjithë që të jenë sa më korrekt në trajtimin e këtij rast”, ka thënë Pajaziti./gazetametro.net