Loading…

Pajtohen dy fise në gjak për Krishtlindje në Malësinë e Madhe

  • 25/12/2016 | 21:41

Pajtohen dy fise në gjak për Krishtlindje në Malësinë e Madhe

Kjo Krishtlindje ka ardhur e bardhë në mesazhe, solidaritet dhe pajtim në Famullin e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe


Mesazhi i pajtimit dhe faljes së gjakut është përcjelle për të gjithë banorët, jo vetëm në këtë zonë por në mbarë Shqipërinë.

Këto ditë në përgatitje të festave të Krishtlindjeve në famullin e Shën Kollit Shkrel dhe në Kishën e Zojës në Stërkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve nga Bajza dhe Stërkuj- Dedaj.

Familjet Kekaj nga Bajza i kërkojnë falje familjes së Ndue Luk Sterkaj.

Me bujarinë e besimtarit dhe të malësorit Ndue Luka me familje i falë në emër të Natës së Madhe të Krishtlindjes duke sjell paqen e Krishtin në familjet e tyre.

“Gëzuar festën e Krishtlindjes të gjithëve dhe Zoti sjelltë paqe dhe bekim në familjet tuaja”, është urimi që lëshohet për të gjithë nga Famullia e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe. /Shkodra News.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë