Loading…
Pak çaste para masakrës
  • 23/04/2019 | 13:41

Pak çaste para masakrës

Ky person është një prej 7 kamikazëve që kryen sulmet terroriste të dielën e Pashkës katolike në Sri Lanka. Personi ende i paidentifikuar është xhiruar nga kamerat e sigurisë para shpërthimit teksa hynte në kishën e Shën Sebastianit në qytetin Negombo, transmeton Gazeta Metro.

Bilanci i sulmeve terroriste të 21 Prillit është thelluar në 321 gjatë orëve të fundit, teksa të tjerë emra i janë shtuar listave së të vrarëve. Mbi 500 është numri i të plagosurve.

Kryeqyteti Kolombo dhe i gjithë vendi është në zi, teksa kanë nisur të zhvillohen ceremonitë e para mortore. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ushtria mori në dorë sigurinë e vendit dhe ushtron kontrolle të rrepta për të parandaluar të tjera akte terroriste.

Ndërkohë këtë të martë sulmet u morën përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, nëpërmjet portalit të tij të lajmeve.

Hetuesit bëjnë përgjegjës militantët islamikë të Touhid Xhamatit, një grup me qendër në jug të ishullit që dyshohet se ka lidhje me Shtetin Islamik. Pak informacione ka për aktivitetin e këtij grupi, por më herët janë akuzuar edhe për shkatërrimin e disa statujave budiste.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë