Loading…

Pak minuta para se të hynte viti i ri, dhjetë persona kapen duke luajtur bixhoz në Pejë

  • 01/01/2022 | 08:30

Pak minuta para se të hynte viti i ri, dhjetë persona kapen duke luajtur bixhoz në Pejë

Pak para se të shënonte ora 00:00 e ndërrimit të moteve, Policia e Kosovës ka kapur disa persona duke zhvilluar lojëra të fatit në Pejë, shkruan Gazeta Metro. 


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:40, në rrugën Bill Klinton në Pejë, gjatë kontrollit në një lokal janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit.

Si prova materiale janë sekuestruar një sasi para, disa çipa, disa karta dhe një pistoletë me trembëdhjetë  fishekë.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë