Loading…
Pak orë para fillimit të finales, Shaqiri paralajmëron Chelsean
  • 14/08/2019 | 18:42

Pak orë para fillimit të finales, Shaqiri paralajmëron Chelsean

Xherdan Shaqiri dhe Liverpooli janë gati për finalen që e zhvillojnë sonte ndaj Chelseas në Superkupën e Europës, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Europës takohen sonte në Stamboll për trofeun e Superkupës së Europës.

Jurgen Klopp ka përfshirë në skuadër edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili pritet të jetë në bankën rezervë.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i ndeshjes, ‘Shaqa’ ka paralajmëruar kundërshtarin përmes një foto të publikuar në ‘Facebook’.

‘Dita e ndeshjes. Ne jemi gati’ – ka shkruar Xherdan Shaqiri krahas fotos.

Ndryshe, ndeshja finale mes Liverpoolit dhe Chelsea zhvillohet me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë